Cana, blerja me e mire ne Premierlige

15/08/2009 08:50

Lorik Cana eshte blerja me e mire e Premierliges ne kete merkato vere. Analistet gjermane, e cilesojne transferimin e mesfushorit shqiptar ne radhet e Sanderlendit nga Olimpik Marseja, si manovren me te goditur: ketu kombinohet kualiteti i lojtarit dhe shifra qe trajneri Stiv Brus pagoi per ta afruar ne skuader.

Per sherbimet e 26-vjeçarit interesoheshin disa klube angleze, ku nuk munguan edhe emrat e medhenj si Arsenali e Liverpuli, por edhe Hamburug e Verder Bremeni ne Bundeslige.

Ai klasifikohej perpara atyre qe shiheshin si blerjet e medha ne eliten e futbollit britanik: Juri Zhirkov nga CSKA e Moskes te Çelsi (20 milione euro), Gereth Berri nga Aston Vila te Mançester Siti (14 milione euro), Antonio Vanelcia nga Uigan te Mançester Junajtid (18 milione euro) apo edhe Karlos Tevez nga Mançester Junajtid te Mançester Siti (28 milione euro). “Nese me pyesni perse mendoj se Cana eshte blerja me e mire ju them se nuk do te kaloje shume kohe, e te gjithe ta mendojne si une”, deklaroi analisti i “Spox”, Rafael Honigshtajn.

“Shqiptari eshte nje perbindesh, i cili ben praktikisht gjithçka: spastron, nderton lojen, eshte lider dhe nese eshte e nevojshme luan edhe si mbrojtes qendre. Ai ka qene kapiten te Marseja e mund te jete lider edhe te Sanderlendi. Edhe pse ne Premierlige nuk eshte nje emer shume i degjuar, Cana eshte jashtezakonisht cilesor”.

Rreth kuqeziut ka folur edhe Filip Auker, korrespondenti i “France Football” ne Angli. “Nese krahasojme shifren 6 milione euro qe Sanderlendi shpenzoi per ta blere, me kualitetin qe ka ky futbollist, mendoj se ajo eshte qesharake”, deklaroi ai.

Nje prej arsyeve te dhena eshte se paundi britanik eshte zhvleresuar me 20 per qind ne krahasim me vlerat e gushtit 2007. “Kjo ka bere qe klubet angleze, ndryshe nga ato spanjolle te mos realizojne blerje te bujshme. Ne anen tjeter, çdo lojtar i transferuar ne Premierlige, ne te vertete vlen 20 per qind me teper”, saktesoi Honigshtajn.

Sot, Lorik Cana do te debutoje zyrtarisht ne kampionatin anglez. Pas paraqitjeve ne miqesoret me Sanderlendin, “shkaterruesi” pritet te aktivizohet si titullar ne sfiden e javes se pare te Premierliges, ne fushen e Boltonit. “Macet e zeza”, me blerjet e shumta qe kane realizuar gjate veres, pretendojne te pozicionohen mes me te mirave te kampionatit. Te gjithe, duke filluar nga trajneri Brus, presin shume nga shqiptari, qe duhet te konfirmohet si nje lojtar i denje per futbollin anglez.
 

Top Channel