Torres, “Reds” deri ne vitin 2013

14/08/2009 15:55

Fernando Torres kalon nga fjalet ne vepra. Pak dite pasi deklaroi se nuk do ta tradhetonte skuadren e Liverpool, sulmuesi spanjoll ka zgjatur kontraten me “The Reds’ deri ne vitin 2013, me opsion shtyrjen edhe per nje vit.

Lajmin e ben te ditur klubi anglez ne nje komunikate zyrtare. Nderkohe, Torres eshte shprehur per tabloidin “The Sun” se ky eshte viti i duhur per Liverpool-in.

“Vitin e shkuar u afruam shume por tani nuk kemi me justifikime per te mos sjelle ne Anfield titullin kampion te Premier League”, thekson bomberi spanjoll. Liverpool do ta nise sezonin zyrtar diten e diele kur do udhetoje ne shtepine e skuadres se Tottenham.  

Top Channel