Kuzhe: U mahnita nga potenciali i lojtareve

14/08/2009 10:05

Fitorja tenistike e Shqiperise perballe Qipros ka bere buje edhe ne Kroaci.

Mediat e ketij vendi kane nxituar te kontaktojne me trajnerin Josip Kuzhe, per ta pyetur rreth pershtypjeve qe i la triumfi 6-1. Gazeta “Jutarnji List” shkruante: “Pas humbjes se pafat me Portugaline, Kuzhe u dhuroi tifozeve shqiptare nje mbremje me futboll fantastik”.

Ndersa tekniku 56-vjecar, per te perditshmen deklaroi: “Kisha frike nga Qipro, e cila ka nje skuader mjaft te forte, por ishte nje ndeshje fantastike. Shqiperia luajti futboll te klasit te larte per 70 minuta. Jam shume, shume i lumtur”.

Kuzhe shtoi: “Ne dy ndeshjet e fundit eliminatore (me Danimarken dhe Suedine) rezultatet nuk jane te rendesishme, pasi po punojme per te ardhmen. Por, u mahnita nga potenciali i lojtareve te mi. Edhe trajneri i Qipros u shpreh i tronditur nga loja e jashtezakonshme e Shqiperise’ dhe kjo na karikon per te ardhmen”. Tashme trajneri do te nise nje turne 1-javor ne Gjermani, per t’u takuar dhe vezhguar lojtaret kuqezi, qe militojne ne ligat e ketij vendi.

Top Channel