Kaliforni, 2200 te evakuuar nga zjarret
14/08/2009 11:05
Kalifornia perfshihet serish nga flaket. Rreth 2200 persona jane ekvakuuar nga rajoni i Santa Kruzit ne veri te shtetit, pasi flaket po shkrumbojne mijera ha.
Sipas te dhenave te deritanishme, jane shkrumbuar rreth 1100 ha, ndersa deme te medha ka edhe ne pyjet e zones. Flaket jane vene re qe prej dites se merkure ne Bregun Paqesor, rreth 60 km larg qytetit te San Franciskos.
Ne aksion per izolimin e flakeve po marrin pjese rreth 300 zjarrefikes, te cilet ndihmohen edhe nga ajri. Evakuuimet me te medha jane kryer ne rajonin e Suantonit dhe Boni Donit.
Top Channel