Futbolli ne krize, klubet nuk kane para

14/08/2009 15:20

Qeveria argjentinase ka deklaruar se po analizon dhe po vezhgon nga afer situaten e veshtire ekonomike qe po kalojne klubet e futbollit.

Per shkak te krizes financiare klubet e ketij shteti kane vendosur te shtyjne daten e fillimit te kampionatit.

Diten e marte Federata Argjentinase e Futbollit kishte zgjidhur kontraten aktuale te te drejtave televizive, per t’ia dhene ate nje kompanie me te madhe dhe me te fuqishme ekonomikisht, duke shpresuar qe te marre para per te ndihmuar klubet.

Mediat vendase kishin shkruar se qeveria mund te marre keto te drejta, por shefi i kabinetit Anibal Fernandez ka saktesuar se qeveria vetem po studion dhe analizon situaten dhe ky eshte nje veprim qe nuk i kushton asnje qindarke qeverise.

Federata argjentinase e futbollit  ka bere te ditur se shpreson ta shese per 158 milion dollare te drejten televizive, nje shifer qe eshte me shume se dyfishi i kontrates aktuale. Federata ka vendosur gjithashtu te shtyje fillimin e kampionatit pasi futbollistet kane nje fond rrogash prej 8 milion dollaresh te cilat nuk i kane marre ende.

Kampionati argjentinas eshte nder me te pelqyerit ne ameriken latine pasi ka shume yje te cilet me pas kane kaluar ne Europe, por ne te njejten kohe ky kampionat ka dhe klubet me te varfra, qe i detyron te shesin lojtaret shpesh here edhe me lire se cmimi i tyre real, qe te kene mundesi te mbajne skuadren.

Top Channel