FIFA: Shqiperia, surpriza e miqesoreve

14/08/2009 09:35

Shqiperia eshte surpriza e dites e te merkures futbollistike nderkombetare.

Ne  kete perfundim kane arritur specialistet e organizate  me te larte te futbollit ne bote, FIFA-s, te cilet, ne faqen zyrtare ne internet, kane  evidentuar te vecantat e impenjimeve te kombetareve te te gjithe globit ne ndeshjet e tyre perkatese. Mes shume eventeve te rendesishme te te merkures se ngarkuar ne ndeshje nderkombetare, Shqiperia eshte perzgjedhur nga nepunesit e FIFA-s si “Rezultati i dites”.

“Edhe pse nuk do te ishte aspak surprize qe Shqiperia te mund te merrte me te miren ne perballjen e saj me kombetaren e Qipros, te paket ishin ata njerez qe e kishin parashikuar, se kombetarja ballkanase,  e cila e ka shume te veshtire te shenoje shume gola, te arrinte ate fitore emfatike, nje goleade te vertete 6-1”, shkruhej dje ne faqen zyrtare te FIFA-s ne internet, ku me pas vazhdonte: “Hera e fundit qe shqiptaret kishin arritur nje fitore me shume gola, daton ne vitin 2003, kur shenuan pese gola ne porten e Vietnamit dhe nuk pesuan asnje”.

Me fitoren e te merkures ne mbremje ne takimin miqesor ndaj ishulloreve te Mesdheut, Kombetarja jone ka shenuar edhe nje rekord te ri te saj per sa u perket fitoreve me te thella. Para kesaj ndeshjeje, rekordin e mbante pikerisht triumfi 5-0 ndaj Vietnamit me 12 shkurt te vitit 2003 ne turneun miqesor te Norcias (Itali). Nderkohe qe nje tjeter fitore e thelle e perfaqesues sone ne historine e saj vjen nga nje ndeshje e luajtur ndaj perfaqesueses se Turqise me 21 janar 1998 ne Gaziantep, ku kuqezinjte kishim mundur te triumfonin me rezultatin 4-1.

Top Channel