Beqiri kryen operacionin ne hunde

14/08/2009 10:45

Elvin Beqiri ka kaluar me sukses nje operacion ne hunde.

Lajmi eshte konfirmuar nga vete mbrojtesi shkodran i kombetares, i cili ka theksuar se tashme ndihet shume mire dhe shpreson se brenda pak koheve do t’i rikthehet stervitjes.

Beqiri u demtua ne takimin miqesor te te merkures, te fituar me rezultatin e thelle 6-1 ndaj Qipros. Shkodrani e nisi ndeshjen nga stoli. Ne minuten e 71-te te ndeshjes, trajneri Josip Kuzhe vendosi ta aktivizonte Beqirin ne vend te Lorik Canes. Pas vetem pak minutash loje, ish-mbrojtesi i Vllaznise, i cili aktualisht eshte pa ekip, pesoi nje demtim ne kocken e hundes per shkak te nje berryli te marre gjate nje dyluftimi me nje futbollist qipriot.

U detyrua te linte fushen per pak minuta per te marre mjekimin e pare dhe me pas u rikthye serish ne loje. Ne perfundim te ndeshjes, u vu re qe gjendja e demtimit te tij ishte agravuar, ndaj iu desh t’i nenshtrohej menjehere nje nderhyrjeje kirurgjikale ne spitalin e kryeqytetit ne oret e vona te mbremjes se te merkures.
 

Top Channel