A/H1N1, Donovan i infektuar luajti ne Meksike

14/08/2009 15:50

Lajm shokues nga bota e futbollit ku virusi A/H1N1 nuk ka kursyer as lojtare me emer.

Behet fjale per ish sulmuesin e Bayern Munchen, Landon Donovan, i cili rezulton i infektuar nga gripi i derrave qe i eshte zbuluar nje dite pas ndeshjes eleminatore te boterorit Meksike-SHBA. Ne ndeshjen e humbur 1-2 ne “Azteka”, sulmuesi amerikan eshte aktivizuar per 90 minuta, por ai sqaron se virusin e ka marre ne SHBA.

“Nuk ndihesha mire por nuk ia vura shume veshin. Mendoja se ndryshimi i klimes me beri te ndihesha i dobet”, shprehet Donovan qe mendohet te jete infektuar nga dy pjesetare te stafit te Los Angeles Galaxy.

Nderkohe, trajneri i kalifornianeve, Bruce Arena ka marre te gjitha masat se virusi te mos perhapet tek e gjithe skuadra e tij ku ben pjese edhe ylli anglez, David Beckham.

Top Channel