U-21 kuqezi, sot kunder Maltes

12/08/2009 08:10

Perfaqesuesja Shpresa e drejtuar nga Artan Bushati do te luaje sot ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit miqesoren kunder Maltes.

Takimi do te nise ne oren 17:00 dhe ai do te gjykohet nga nje treshe shqiptare, ku “bilbili” kryesor, Sokol Jareci, do te asistohet nga Fatmir Elezi dhe Astrit Mahmuti. Ky eshte nje test mjaft i rendesishem per kuqezinjte “e vegjel”, perpara sfides eliminatore te 5 shtatorit, qe do te luhet pikerisht ne qytetin bregdetar kunder Azerbajxhanit.

Trajneri Bushati do te kete shansin te eksperimentoje skema te reja loje dhe te njihet nga afer me gjendjen fizike te lojtareve. Kjo pasi Shqiperia kerkon fitoren e pare ne Europianin U-21, pas dy humbjeve 1:0 dhe 5:2 ne sfidat e luajtura me Skocine.

Top Channel