Shqiperia shkaterron 6-1 Qipron

12/08/2009 20:55

Kombetarja shqiptare ka shkaterruar perfaqesuesen e Qipros ne takimin miqesor te luajtur ne “Qemal Stafa”. Serine e golave e ka hapur Skela i cili ka shenuar dy here me ane te penalltive te dhena pas nderhyrjeve te gabuara ne zone nga lojtaret miq.

Futbollisti vlonjat ka gjetur rrjeten kundershtare ne minuten e 25 dhe te 44 te takimit.

Pjesa e pare e lojes ka perfunduar 2-1 pas golit te nderit per qipriotet te shenuar nga Charalampidis ne minuten e 37.

Ne 45 minutat e dyta ka qene Bogdani qe ka shenuar pas nje gjuajtjeje te bukur ne zone te Salihit.

Vetem kater minuta me vone ka qene Duro qe ka thelluar rezultatin pas nje aksioni ne zone.

Kuqezinjte kane vijuar serine e golave me ane te Agollit ne minuten e 70 dhe te Viles ne te 74-ten duke vendosur nje rekord te kombetares shqiptare gjate gjithe historise se saj: rezultatin me te thelle ne nje ndeshje te kuqezinjeve.

Top Channel