Schumi: Jam i trishtuar

12/08/2009 14:00

Te nesermen e vendimit per te mos u kthyer ne pisten e garimit ne Formula 1, ish-kampioni i botes ka shpjeguar arsyet ne nje konference per shtyp ne Gjeneve.

“Eshte nje moment tragjik, jam i trishtuar dhe i frustruar. Nuk ishte qellimi im kthimi ne Formula 1, por desha vetem te ndihmoj Ferrari-n dhe miqte e mi”, ka thene Schumi.

Shtate here kampion i botes, hoqi dore nga pjesemarrja ne garen e ardhshme ne vend te Felipe Massa-s, per shkak te dhimbjeve ne qafe.

“I shpreh falenderimet e mia me te medha te gjithe ekipit Ferrari”, tha Schumi.

Top Channel