Cikloni “Morakot”, te tjera shembje godinash ne Kine

11/08/2009 08:00

Te tjera ndertesa jane shembur ne Kine pas reshjeve qe kane perfshire lindjen e vendit, qe eshte goditur nga tajfuni “Morakot”.

 Sipas mediave lokale, behet fjale per shtate ose tete godina. Incidenti ka ndodhur gjate nates ne qytetin e Pengxi, ne provincen e Zhejiangut.

Trupat e ndihmes se shpejt kane nxjerre te gjalle te pakten gjashte ose shtate persona. Nderkohe eshte rritur numri i viktimave ne Tajvan ku numri i te vdekurve per shkak te kohes se keqe ka shkuar ne 38.

Sipas autoriteteve, rreth 100 te tjere mendohet te kene mbetur nen rrenojat e fshatit Hsiaolin, ne jug te ishullit, jo larg qytetit te Kaohsiungut.

Top Channel