Begirishtajn: Fabregas, nje alternative per Barcen

11/08/2009 12:25

Drejtori sportiv i Barcelones, Ciki Begirishtajn, nuk e mohoi faktin se ne te ardhmen katalanet mund te interesohen per blerjen e kapitenit te Arsenalit, Cesk Fabregas.

“Varet nga shifra qe do te jemi te gatshem te shpenzojme. Nese do te kemi fonde te medha, edhe mund te bejme nje oferte per Cesk. Gjithsesi, nuk e dime sa kushton lojtari, pasi nuk kemi biseduar me Arsenalin. Duhet te keni dicka parasysh, nese e konsiderojme te ekzagjeruar cmimin, nuk do ta marrim mundimin te negociojme”, tha ai.

Begirishtajn theksoi se Guardiola do te kete fjalen e fundit: Kemi disa alternativa ne merkato, por mendimi i trajnerit eshte shume i rendesishem per levizjet tona”.

Top Channel