Tajvan, 200 viktima prej ciklonit

10/08/2009 13:05

Cdo ore qe kalon, bilanci i viktimave te ciklonit Morakot qe ka prekur nje pjese te Tajvanit dhe ka detyruar miliona kineze te braktisin shtepite, po rritet.

Sipas te dhenave me te fundit, rreth 200 persona kane humbur jeten pasi jane bllokuar nga balta e madhe e sjelle nga shirat e furishem. Viktimat me te shumta jane ne fshatin Hsiaolin qe ndodhet prane rajonit Kaohsiung. Kjo zone eshte nje nga me te prekurat prej ciklonit.

Sipas disa prej te mbijetuarve, balta ka zene poshte dhjetra banore, ndersa skuadrat e shpetimit po perpiqen te mberrijne ne zonat me te prekura.  

Top Channel