Siti hap rrugen per Mesin?

10/08/2009 08:40

Sipas “Sunday People”, Mancester Siti vazhdon te kerkoje me ngulm sherbimet e yllit te Barcelones, Lionel Mesi.

Blerja e 22-vjecarit ne kete sezon duket pothuajse e pamundur, edhe sepse lojtari nuk deshiron te largohet nga “Kamp Nou”. Megjithate, drejtuesit e “Sitizens” kane zhvilluar bisedime me babain-menaxher dhe me klubin katalan, per te siguruar nje opsion per blerjen e argjentinasit, ne rast se ai do te jete ne merkato.

Lajmi nuk konfirmohet nga asnjera prej paleve te perfshira, por mendohet se eshte gjetur edhe akordi per kete operacion ne merkato: shifra e transferimit eshte 100 milione euro.

Top Channel