Tirana, shtyhet zyrtarizimi i skuadres

09/08/2009 10:45

Duhej te ishte dita e se vertetes. Momenti kur Tirana do te publikonte emrat e futbollisteve qe do te jene pjese ne sezonin e ri, ky objektiv eshte ruajtja e titullit kampion.

Megjithate, gjithcka eshte shtyre pas kerkeses se trajnerit Ilija Loncarevic. Trajneri kroat i ka kerkuar drejtuesve te klubit edhe pak kohe per te reflektuar dhe per te vendosur perfundimisht se cilet do te jene elementet qe kerkon te kete ne dispozicion.

“Trajneri vendosi qe te mos ta publikoje sot (dje) listen me emrat e futbollisteve qe do te qendrojne te Tirana”, bene te ditur burime zyrtare prane bardhebluve. “Ai kerkoi te mendohej edhe pak dhe gjithcka do te zbulohet sot ne mesdite”.

Me tej, zyrtaret e 24 here kampioneve te vendit nenvijezuan se kane  mbyllur bisedimet me ata qe do te perbejne boshtin e skuadres dhe forma pritet te jete vetem formalitet.

“Kemi rene dakord me pjesen me te madhe te futbollisteve. Me te rendesishmit, ata qe ndihmuan ekipin te fitonte titullin gjate sezonit te kaluar do te qendrojne, pasi jane arritur marreveshje parimore. Pasi trajneri te publikoje skuadren e edicionit te ri, do te filloje edhe firmosja e kontratave. Megjithate, gjithcka mund te quhet e perfunduar”, theksuan drejtuesit kryeqytetas.

I vetmi qe rrezikon nga “veteranet” eshte mesfushori Saimir Patushi. Gjithsesi, situata e tij do te shqyrtohet edhe nje here, perpara se te jepet vendimi perfundimtar.

Nderkohe, dje, Tirana ka zhvilluar nje ndeshje miqesore me Kastriotin.

Rezultati perfundimtar i ndeshjes ka qene 3-1 per krutanet, por stafin teknik i bardhebluve nuk u shfaq i shqetesuar, pasi kjo miqesore ishte me shume nje test per te rinjte. Ne fakt, pjesa e pare e takimit, ku jane aktivizuar te gjithe titullaret, u mbyll me avantazhin 1-0 te te besuarve te Loncarevic.

Autori i golit ishte mbrojtesi Andi Lila, qe vetem pak dite me pare shenoi edhe ne derbin me Partizanin. Ne pjesen e dyte, ne radhet e Tiranes jane aktivizuar te gjithe futbollistet e rinj, qe gjate kesaj periudhe jane stervitur me ekipin.

Pikerisht ketu filloi edhe superioriteti i Kastriotit: skuadra e rikthyer ne elite realizoi tri gola me Pemen, Shametin dhe Grizhen.

Top Channel