Xhevahir Sukaj, deshton testimi te Hansa Rostok

08/08/2009 09:10

Xhevahir Sukaj nuk e kalon proven te Hansa Rostok. Pasi u stervit tri dite  me skuadren e Bundesliges II gjermane, sulmuesi shqiptar ka marre  edhe pergjigjen e drejtuesve te klubit, e cila ishte negative. “Na nevojitet nje lojtar, i cili do te luaje si titullar ne sezonin e ri.

Blerja e re ne repartin ofensiv duhet te jete me i mire se futbollistet qe aktualisht jane titullare”, deklaroi trajneri Andreas Zahuber, qe duket se ka dhene vendimin final per te mos i ofruar kontrate shkodranit. Hansa shihej si shansi i madh i Sukaj per sezonin e ri.

Madje, ne fillim te javes u mendua se 21-vjeçari do te firmoste pas paraqitjes se mire ne miqesoren e fituar 12:1 me amatoret e Gestrov, ku ishte autor i dy golave, megjithese u aktivizua vetem ne 45 minutat e dyta te takimit. Por, paraqitja ne fushe dhe pamjet filmike qe skuadra gjermane kishte kerkuar duket se nuk kane mjaftuar. Pasi u aktivizua me Vllaznine ne gjysmen e dyte te edicionit te kaluar, lojtari mbeti pa skuader.

Drejtuesit ne “Loro Boriçi” nuk pranuan ta zgjasnin qendrimin e futbollistit, edhe pas konsultimit me trajnerin Dervish Haxhiosmanoviç.

Drejtuesi i perkohshem i stolit kuqeblu e kishte akuzuar Sukajn se kishte ndikuar negativisht ne lojen e skuadres. “Xhevahiri spostoi ne stol Paulin Dhembin dhe luajti vetem per veten e tij, pothuajse ne te gjitha ndeshjet e kampionatit ku u aktivizua. Ai harroi se futbolli eshte nje loje kolektive dhe jo individuale”, ishte njera prej deklaratave te Haxhiosmanoviç.

Sulmuesi u “kryqezua” si nje prej shkaktareve te titullit te humbur dhe u la ne mes te kater rrugeve nga skuadra ku u rrit. Largimi nga Vllaznia dhe shanset per te luajtur ne nje kampionat jashte Shqiperise bene qe ai te zgjidhte personalisht problemet me turqit e Haxhetepes, duke vendosur te paguaje per te blere kartonin nga klubi.

Me perfaqesuesen U-21, Sukaj ka luajtur tete ndeshje, ku ka shenuar nje gol, ndersa me Kombetaren “A” regjistron vetem nje paraqitje.

Top Channel