Tenis, Nadal rikthehet ne Montekarlo

08/08/2009 15:20

Ish-numri 1 i botes ne tenis, Rafael Nadal do te rikthehet javen e ardhshme ne Kupen Roxhers qe zhvillohet ne Montekarlo pas 10 javesh mungese.

23 vjecari Nadal kishte demtime ne tendine dhe ka qendruar gjate gjithe kohes se rikuperimit ne shtepine e tij ne Majorka te Spanjes, duke humbur keshtu edhe Grand Slemin e Uimbelldonit. Tenisti spanjoll ka zhvilluar ndeshjen e fundit ne qershor, ku u mund ne grand slemin Roland Garros nga Robin Soderling.

Gjithashtu ai mungoi edhe ne gjysmefinalen e Kupes Devis ku Spanja mundi Gjermanine 3-2. Ne turneun e Montekarlos, Nadal do te rigjeje rivalin e tij me te madh, numrin 1 te botes Roxher Federer.

Zvicerani edhe pse eshte babai i dy binjakeve qe ka lindur bashkeshortja e tij muajin e shkuar, ka konfirmuar pjesmarrjen ne Montekarlo, ku serish do te disktuohet vendi i pare ne renditje qe Nadal e humbi ne kete periudhe mungese.

Top Channel