Renditja e FIFA-s, Shqiperia fiton nje pozicion

08/08/2009 15:10

Kombetarja Shqiptare e Futbollit fiton nje pozicion ne klasifikimin e pergjithshem te FIFA-s per muajin korrik.

Tashme skuadra e drejtuar nga Josip Kuzhe gjendet ne vendin e 94-t dhe eshte ne kuoten e 347 pikeve. Muaji korrik ka qene pa ndonje aktivitet per kombetaren shqiptare, megjthate i ka dhene nje pozicion me shume ne renditjen e FIFA-s.

Nderkohe ne krye te klasifikimit vazhdon te renditet Brazili i cili e ruan kete pozicion qe nga muaji korrik. Skuadra e drejtuar nga Karlos Dunga gjendet ne kuoten e 1642 pikeve, e ndjekur ne vendin e dyte nga Spanja, ndersa ne te tretin renditet Holanda.

Klasifikimi i muajit korrik vazhdon me Gjermanine ne vendin e katert dhe Italine ne te pestin. Rusia, Anglia dhe Argjentina ruajne pozicionet e muajit te kaluar pasi gjenden respektivisht ne vendet 6, 7 dhe 8.

Top Channel