Fatah shtyn zgjedhjen e kryesise

08/08/2009 13:45

Fatahu i presidentit te Autoritetit palestinez Mahmud Abas e shtyhu perseri sot zgjedhjen e nje kryesie te re qe mendohet t’i jape shtyse partise laike qe po zhvillon qe nga dita e marte kongresin e saj te pare brenda 20 vjeteve, njoftojne burime prane organizates.

Zgjedhja e nje Komiteti te ri qendror me 21 anetare dhe e nje Keshilli revolucionaresh me 120 anetare, qe pritej te behej dje dhe sot, do te zhvillohet me ne fund te dielen ne mengjes.

Rreth 2 000 delegate marrin pjese ne Kongresin e Fatahut, qe filloi punimet ne Betlehem ne Bregun Perendimor.

Ato pritej te zgjasnin tri dite, por u shtyne kryesisht per shkak te debateve te ashpra mes delegateve te vjeter dhe atyre te rinj. Keta te fundit deshirojne te luajne nje rol me te madh dhe kerkojne nje reforme globale te partise.

Top Channel