Dua Lipa dhe tërmeti në Venezuelë, Roberto Martinez jep konferencën më të mirë për shtyp të Botërorit
Me ne fund, Besart Berisha merr fryme lirisht. Telenovela e transferimit nga Bernli tek Arminia Bielefeld perfundoi. Gjithçka eshte zyrtarizuar ne kohe per fillimin e Bundesliges II gjermane.
Sulmuesi i Kombetares deklaroi: “Arminia ishte hapi i duhur per karrieren time. Mendoj se nuk mund te me paraqitej nje shans me i mire se ky”. Objektivi i klubit eshte te rikthehet menjehere mes me te mirave, pra ne Bundeslige.
Ky eshte edhe objektivi i 24-vjeçarit: ai synon te luaje ne futbollin e madh, aty ku per here te pare shkeli me 12 gusht te vitit 2006 me ngjyrat e Hamburgut, pikerisht kunder ekipit nga Bielefeldit. Berisha luajti 12 minuta, pa mundur te ndikoje ne rezultatin final 1-1.
Tri vjet me pas, te henen, me 10 gusht, kuqeziu do te debutoje me Arminian. Shanset qe trajneri Tomas Gershtner ta aktivizoje si titullar ne sfiden me Hansa Rostok jane te medha. Drejtuesi i stolit dhe drejtori sportiv, Detlev Dameier, vleresojne maksimalisht cilesite sportive dhe humane te sulmuesit.
“Besarti tregoi se deshironte me patjeter qe te behej pjese e skuadres tone dhe te luante me Arminian”, pohoi Dameier. Deshira per t’u bere pjese e ekipit te Bundesliges II u konfirmua edhe nga vete Berisha, qe me largimin nga Bernli (skuader qe do te luaje ne Premierlige), pranoi te perfitonte nje rroge me te ulet sezonale.
“Ne Angli perfitoja me shume para, por doja me patjeter qe te transferohesha ne nje skuader ku do te kisha hapesira per te luajtur”, tha lojtari. Ne vitin 2004 ai u transferua nga Tenis Borusia Berlin te Hamburgu, pasi u shpall golashenuesi me i mire ne “Bundesligen A” per te rinj.
Pas gjashte muajsh ne “HSH Nordbank Arena”, filloi edhe odiseja tek Alborgu e Horsens (ne Danimarke). Pas nje sezoni te Hamburgu (2006/07), Berisha u transferua te Bernli. Gjate dy vjeteve te britaniket, ai nuk luajti asnje ndeshje zyrtare, pas nje demtimi ne fillim te sezonit. Gjate kesaj periudhe sulmuesi luajti ne forme huazimi te Rosenborg (Norvegji) dhe serish te Horsens, deri sa u shit per 100 mije euro tek Arminia.
Top Channel