
Ish-presidenti i firmes shteterore qe kontrollon aeroportin e Pekinit eshte ekzekutuar pasi u denua me vdekje nga nje gjykate per korrupsion.
Li Peiying u shpall fajtor per mitmarrje dhe pervetesim te nje shume prej 16 milione dollaresh, ben te ditur agjencia kineze “Xinhua”.
Li u ekzekutua ne Xhinan, kryeqytet i provinces lindore te Shandongut, pasi Gjykata e Larte e Popullit mbeshteti vendimin e nje instance me te ulet, e cila refuzoi apelin e te pandehurit.
Denimi me vdekje ne Kine zakonisht jepet per krime te dhunshme, por ne disa raste edhe per shkelje te renda.
Kina ekzekuton me shume njerez se cdo vend tjeter ne bote, por muajin e kaluar Gjykata e Larte deklaroi se numri i denimeve te tilla do te pakesohet
Top Channel