Kapllani-Berisha, mungesat e medha ne miqesoren me Qipron

07/08/2009 09:30

Miqesorja e 12 gushtit me Qipron ka krijuar edhe nje ide te qarte te futbollisteve qe nuk shihen si te sigurt ne Kombetaren shqiptare. Pas afro 48 oreve ne Tirane, trajneri Josip Kuzhe publikoi listen me emrat qe do te kete ne dispozicion per ndeshjen qe do te luhet ne oren 19.00 ne stadiumin “Qemal Stafa”.

Mungesa me te medha (ende nuk mund te flitet per perjashtime) jane padyshim Edmond Kapllani dhe Besart Berisha. Dy sulmuesit, qe ne sezonin e ri do te militojne ne Bundesligen II gjermane, perkatesisht me Augsburgun dhe Arminia Bielefeld, jane “sakrifikuar” per t’u lene hapesira te rinjve Gilman Lika dhe Elis Bakaj.

Kjo, pavaresisht faktit se vezhgimi i tyre ne aksion ka qene i pamjaftueshem. Kapllani nuk kishte asnje hapesire ne sfiden eliminatore te 6 qershorit me Portugaline, ndersa ne miqesoren e kater diteve me pas me Gjeorgjine ai qendroi ne fushe vetem 54 minuta. Ne anen tjeter, Berisha u aktivizua 180 sekonda si zevendesues i Duros perballe luzitaneve, ndersa me gjeorgjianet luajti 45 minuta, duke e nisur takimin nga stoli si alternative e Bakajt.

Por, kunder Qipros jashte skuadres jane lene edhe tri futbolliste te tjere: behet fjale per Admir Telin, Endrit Vrapin dhe Dorian Bylykbashin.

Dy te paret kane qene pjese e perhershme e skuadres deri ne kete sfide, por jane detyruar te hapin “krahun” per thirrjen e pare ne Kombetaren “A” te mbrojtesit te Flamurtarit, Franc Veliu.

E kunderta ndodh me Dorian Bylykbashin, qe pas “perjashtimeve” nga Oto Bariç e Ari Han nuk ka bindur as Kuzhene. Elbasanasi i Krivbas luajti 45 minuta pa shkelqyer ne miqesoren me Gjeorgjine. Ne kuadrin e rinovimit te skuadres, duke perfituar edhe nga mungesa e Altin Lales ne mesfushe (per shkak demtimi), trajneri kroat grumbulloi edhe Emiljano Vilen e Dinamos se Zagrebit (luan ne forme huazimi te Lokomotiva e Zagrebit) dhe Jetmir Sefen e Tiranes ne mesfushe, perkrah Jahmir Hykes.

Per sa i takon pjeses tjeter te skuadres, asgje nuk ka ndryshuar. Ne porte, perkrah Isli Hidit, i cili ka marre nje tjeter shans pas gabimit qe i kushtoi Shqiperise humbjen me Portugaline, do te jete edhe Samir Ujkani. Perveç Dallkut, Currit e Vangjelit, “nen arme” jane thirrur edhe Elvin Beqiri i Vllaznise dhe Andi Lila i Tiranes.

Ne mesfushe nuk kishin si te mungonin Skela, Cana, Duro, Bulku e Agolli, ndersa lojtaret kryesore ne repartin ofensiv jane Bogdani e Salihi.

Mes 20 te perzgjedhurve nga Kuzhe, vetem pese prej tyre luajne ne kampionatin shqiptar. Skuadra me e perfaqesuar nga Superiorja eshte Tirana me dy futbolliste (Lila e Sefa), ndersa Dinamo, Vllaznia e Flamurtari kane nga nje element.

Top Channel