Japan Airlines, humbje rekord ne 2009

07/08/2009 10:45

Japan Airlines, kompania me e fuqishme ajrore ne Azi, ka raportuar nje humbje domethenese ne tremujorin e pare te vitit, pas nje renieje te ndjeshme ne shitjen e biletave.

Kompania ka pesuar nje humbje prej 99 bilione jen, ose 1 bilion dollare gjate kesaj periudhe te vitit, nga 3.4 bilione jen qe ishte per te njejten periudhe te nje viti me pare.

Shifrat jane publikuar pasi qeveria japoneze po pergatitet per te hartuar nje plan emergjence per kompanine ajrore.

JAL mund te marre mbi 100 bilione jen ndihme nga shteti, ne menyre qe gjendja financiare e saj te permiresohet.

Me heret gjate vitit JAL beri te ditur se do te merrte hua mbi 200 bilione jen nga skema e interesave te uleta te hartuar nga qeveria e Tokios.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA