Itali, mafia tek futbolli, 7 vete ne pranga

07/08/2009 12:00

Policia e qytetit te Romes, ne Itali, se bashku me agjentet e Guardia di Finanza po zbatojne qe prej mengjesit te sotem 7 urdherarreste, ndaj nje grupi personash te lidhur me tentativen e blerjes se klubit te futbollit te Lacios me parate e mafias napoletane.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave operacioni i sotem eshte vazhdimi i nje operacioni te nisur me 22 korrik te vitit te kaluar.

Sipas prokuroreve italiane, grupi i personave ne fjale synonte blerjen e klubit te futbollit me parate qe vinin nga aktivitetet e paligjshme te klanit Casalesi, nder me te fuqishmit te Kamorres napoletane.

Vetem pak dite me pare, shefi i antimafias italiane, Pietro Grasso deklaroi se shume klube futbolli financohen nga parate e pista te klaneve mafioze.

Top Channel