Bundesliga hap siparin e sezonit te ri

07/08/2009 19:00

Sfida Wolfsburg–Shtutgart rihap siparin e futbollit europian dhe gjithashtu spektaklin ne paketen SuperSport qe edhe kete sezon do te kete te tjera risi.

Jane 6 kanale HD ato qe do te transmetojne ne cilesine maksimale ndeshjet me te rendesishme nga Champions dhe Europa League, Kampionati Italian, spanjoll, anglez, gjerman dhe francez. Nuk mund te jene jashte kesaj larmie sfidat paraeleminatore qe do te percaktojne skuadrat pjesmarrese ne grupet e Champions dhe Europa League. Suprizat e SuperSport nuk perfundojne me kaq.

Bundesliga dhe Liga e Pare Franceze ndiqet me fillimin e kampionateve me te rendesishme te kontinetit me 15 gusht Premier League, 22 Serie A dhe ne 30 Primera Division. Paketa SuperSport nuk ka harruar as tifozet kuqezi, te cilet duke filluar nga miqesorja e 12 gushtit me Qipron do te kene mundesine te shohin te gjitha ndeshjet e kombetares shqiptare te drejtuar nga Kuzhe.

Turnete me tradite ne Itali, Superkupa e Spanjes dhe Uefa Superkup do te jene pjese e kesaj larmie futbolli. Synimi i SuperSport per kete sezon, me kaq shume aktivitete te kthejme ne tifoze te gjithe shqiptaret.

Top Channel