Miqesorja Tirana-Partizani 1-1

06/08/2009 09:05

Duhej te ishte nje  ndeshje miqesore, por sfida pergatitore ndermjet Tiranes dhe Partizanit u zhvillua si nje derbi i vertete, i vlefshem per kampionatin.

Ne perballjen mes dy rivaleve historike ne vend, qe u ndoq nga trajneri i Kombetares, Josip Kuzhe, nuk munguan golat, kartonet e kuq dhe tensioni ne tribuna, por edhe ne fushe, ku Ardit Beqiri ka goditur me grusht mesfushorin Lorent Mohelebi.

Bardheblute e drejtuar nga Ilija Lonçareviç kane kaluar ne avantazh ne pjesen e pare, pas nje penalltie te ekzekutuar mjaft mire nga mbrojtesi i Kombetares, Andi Lila.

Ne fraksionin e dyte te lojes, kampionet ne fuqi te vendit mbeten ne inferioritet numerik pas largimit nga fusha me karton te kuq te Sorres.

Pas nje nderhyrjeje te gabuar ndaj nje kundershtari, lojtari i ri reagoi ndaj provokimeve te tifozeve, madje ka gjuajtur edhe me top ne drejtim te mbeshtetesve te kuq.

Lojtari me teper ne fushe ka bere qe Partizani ta kishte me te lehte te kontrollonte lojen, madje duke gjetur edhe shume shpejt golin e barazimit, pas nje goditjeje denimi te Capos.

Kur kronometri tregonte 80 minuta loje, gjyqtari Sokol Jareci ka larguar nga loja me karton te kuq edhe Ardit Beqirin.

Mbrojtesi i “demave” goditi me grusht francezin e Tiranes, Mohelebi, pas nje zenke banale ne mesfushe.

Top Channel