Live Norvegji-Francë/ Nordikët fitojnë penallti, por Maignan është “mur”. E pret dhe ruan avantazhin e 2 golave (Video)
Prej dites se djeshme, Xhevahir Sukaj ka filluar proven te Hansa Rostok. Skuadra e Bundesliges II gjermane eshte shprehur e interesuar per sherbimet e sulmuesit shkodran, por me pare ai duhet te binde stafin teknik dhe trajnerin Andreas Zahuber per kualitetin qe ka.
Pas huazimit te Vllaznia, nga ku u largua menjehere pas mbylljes se kampionatit te kaluar, 21-vjeçari ka kerkuar me çdo kusht te gjeje nje skuader ne ligat europiane per t’u aktivizuar.
Haxhetepe, klubi qe ka ne pronesi kartonin e tij, nuk arriti te mbijetonte ne Superligen turke dhe kerkon ta shese Sukajn.
Lojtari, i cili eshte pjese e Kombetares shqiptare, do te qendroje ne qytetin e Rostokut deri te enjten, kur pritet te merret edhe vendimi nga klubi. Aktualisht, nga kuqezinjte ne Bundesligen II militojne Kapllani, Hyka dhe Berisha.
Top Channel