Real: Asnje ndeshkim per Ronaldon

05/08/2009 16:40

Real Madrid nuk do te ndermarre asnje mase ndeshkuese ndaj yllit portugez, Kristiano Ronaldo pas zenkes publike qe pati me ish te dashuren e tij Nereida Gallardo.

“Nuk do te ndermarrim asnje mase ndeshkuese. Kristiano eshte nje lojtar profesionist dhe eshte sjellur si i tille kete muaj, por ai eshte nje djalosh 24 vjecar dhe ne nuk mund ta burgosim. Ai ka nje jete normale”, deklaroi Drejtori i Pergjithshem i Real Madrid Horge Valdano.

Per klubin madrilen ish e dashura e Ronaldos kishte plainfikuar gjithcka duke lajmeruar  kameramanet dhe paparacet per te fituar sa me shume shikueshmeri dhe vemendje te cilat i kishte humbur pas ndarjes me portugezin.

Top Channel