Policia, masa per qetesi ne plazhe

05/08/2009 10:30

Nisur nga ankesat e shumta te qytetareve dhe shqetesimet e vazhdueshme te turisteve vendas dhe te huaj, qe pushojne ne plazhet e vendit tone, per ndotjen akustike tej normave te lejuara dhe jashte orareve te percaktuara, Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, ka marre masat per te siguruar nje qetesi ne te gjitha plazhet dhe zonat turistike.

Ndaj, te gjitha drejtorite e Policise ne Qarqe dhe Komisariatet e Policise, qe ne territoret qe mbulojne ka zona turistike, do te marrin masa qe nga dita e Hene deri diten e enjte pas ores 24.00, dhe per ditet e Premte dhe e Shtune pas ores 02.00, te nderpresin aktivitetet qe krijojne ndotje akustike ne zonat turistike.

Shpesh lokalet dhe baret neper zonat me pushues kane muzike te larte deri ne oret e para e mengjesit, duke u bere problem per turistet.

Top Channel