Itali, prej 17 gushtit, njihet patenta shqiptare

05/08/2009 12:15

Behet realitet marreveshja e nenshkruar ne tetor te vitit te kaluar ne Tirane nga Ministri italian i Puneve te Jashtme Franco Frattini dhe homologu i tij shqiptar, Lulzim Basha mbi konvertimin e lejes se drejtimit te automjeteve.

Tashme e ratifikuar edhe nga pala italiane, marreveshja hyn ne fuqi me 15 gusht, por efektivisht ajo do te filloje te zbatohet me 17 gusht sepse datat 15 dhe 16 jane dite feste.

Pra shtetasit shqiptare qe vijne ne Itali nuk do te kene me nevoje te japin provimet teorike dhe praktike per marrjen e patentes italiane.

Kjo e drejte i perket atyre qe kane patente shqiptare perpara se te vendosin vendbanimin e tyre ne Itali.
Konvertimi duhet bere brenda vitit te pare te jeteses ne Itali, sepse me pas patenta shqiptare e humb vleren ne territorin italian.

Ne menyre reciproke e njejta gje ndodh edhe per italianet me banim ne Shqiperi. Kjo marreveshje, me kohezgjatje pese vjecare, lehteson kryesisht emigrantet e rinj dhe shtetasit shqiptare qe per aresye pune apo personale kane nevoje te qarkullojne me automjete ne territorin italian.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta