
Vodhen kater makina brenda pak ditesh, prangosen dy te rinj nga Fieri.
Operacioni i koduar “Goma e shpuar” eshte finalizuar me arrestimin e dy 18-vjeçareve: Lajden Hazizi dhe Gazmend Muskaj, te dy banore te fshatit Kreshpan te Komunes Cakran ne Rrethin e Fierit.
Burime zyrtare nga policia lokale bejne te ditur se ka qene ora 01:30 e mengjesit te dites se marte kur Lajden Hazizi dhe Gazmend Muskaj te dy 18-vjeçare jane vene ne pranga ne kushtet e flagrances, nga strukturat policore te Drejtorise se Policise se Qarkut Fier.
Dy te rinjte, shoke me njeri-tjetrin jane pikasur prej policise fierake ne rrugen nacionale Ura e Mifolit–Levan dhe pikerisht ne vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, ne afersi te fshatit Fitore.
Top Channel