
Nje 13-vjecar nga Berati u mbyt sot ne mesdite ne ujerat e lumit “Osum”, ku kishte shkuar per t’u lare me disa shoke te tij. Ngjarja ndodhi rreth ores 14:00 kur Lulezim Goga u fut ne uje, por nuk doli me prej andej.
Ai u pa ne thellesi te lumit dhe pikerisht ne momentin, qe po mbytej kerkoi ndihmen e shokeve, por keta te fundit, edhe pse iu afruan nuk munden ta ndihmojne.
Shoket e tij lajmeruan fillimisht disa banore qe ishin atyre prane.
Me pas, ne vendngjarje mberriti edhe policia, e cila bashke me banoret te zones nxorren nga uji trupin e pajete te djaloshit 13-vjecar.
Per te zbardhur rrethanat e mbytjes, policia lokale mori ne pyetje shoket e tij, me te cilet ai kishte shkuar per t’u lare ne lume.
Familjaret e pikelluar terhoqen trupin e femijes se tyre, per te kryer ceremonine mortore.
Top Channel