Arrestohet, tentoi te kalonte 8-vjecarin ilegalisht

05/08/2009 14:20

Policia e Tiranes ka arrestuar Miranda Gomesh, 32 vjec, me kombesi shqiptare dhe shtetesi franceze nen akuzen e dhenies ndihme per kalim te paligjshem kufiri.

Gomesh ka perdorur pashaporten e djalit te saj francez, per te kaluar ne menyre te jashteligjshme nje 8-vjecar qe kishte ngjashmeri me birin  e saj.

Gomesh u arrestua ne Rinas, ndersa po udhetonte drejt Frances. Pashaporta e 8-vjecarit u kap nga kontrolli policor.

Top Channel