AH1N1, ulet tregtimi i mishit te derrit

05/08/2009 09:00

Konfirmimi i 8 rasteve te prekur nga gripi i derrit, si edhe pritja e konfirmimit per rastet e tjera ka krijuar frike te qytetaret.

Secili po perpiqet qe te ruaje veten dhe te afermit per te mos pasur kontakt me asgje qe stimulon infeksionin nga AH1N1.

Duke u nisur nga kjo dhe nga e gjithe situata e krijuar jo vetem ne vendin tone, por ne te gjithe boten, psikoza e gripit te derrit AH1N1 ka çuar ne ulje te konsumit te mishit te derrit, tregtimit dhe blerjes edhe te nenprodukteve te tij.

Tregtaret ne pikat e tregtimit te produkteve te mishit, te vendosur nen “presionin” e kesaj psikoze, sqarojne se asgje dhe asnje e keqe nuk vjen nga mishi i derrit apo produktet e tij, por pavaresisht kesaj, frika e krijuar te qytetaret e ka pakesuar konsumin e mishit te derrit.

Top Channel