Spanje, nen kontroll zjarri ne Kanarie

04/08/2009 16:10

Eshte vene nen kontroll qe prej mengjesit te sotem zjarri i fuqishem qe ne ditet e fundit ka shkrumbuar ishullin La Palma ne Kanarie te Spanjes.

Flaket kane shkaterruar 2700 hektare pisha dhe kane detyruar rreth 4 mije banore te fshatrave Mazo dhe Fuenkaliente te braktisin shtepite e tyre.

Personat ne fjale kane filluar sot kthimin ne banesa, duke qene se permasat e zjarrit jane reduktuar dhe nuk ka me rrezik te perhapet.

Rreth 500 zjarrfikes dhe 11 mjete ajrore luftuan keto dite kunder flakeve te fuqishme.

Top Channel