SHBA, bien me 1.3% te ardhurat personale

04/08/2009 16:00

Te ardhurat e familjeve amerikane ne muajin qershor kane zbritur me 1.3 per qind, duke shenuar renien me te forte qe prej janarit te 2005-es.

Lajmin e bejne te ditur mediat amerikane, sipas te cilave analistet parashikonin nje ndryshim me 1 per qind.

Sipas te dhenave te Departamentit te Tregtise, shpenzimet personale ne muajin qershor jane rritur me 0.4%, nje shifer kjo e pastruar nga inflacioni qe ka shkuar ne -0.1 per qind.

Te dhenat tregojne se konsumit ne Amerike do t’i duhet kohe per t’u rimekembur dhe per kete arsye riperteritja do te jete graduale.

Top Channel