Bosi i Brawn GP ne gjyq

04/08/2009 18:35

Bosi i skuderise e cila po dominon Formula 1 kete vit, Brawn GP, Ross Brawn ka dale perpara nje gjykate ne Angli nen akuzen e tejkalimit te shpejtesise.

Brawn akuzohet se ka tejkaluar shpejtesine duke ecur me 161 kilometra ne ore ne nje rruge ku shpejtesia maksimale e lejuar ishte 112 kilometra ne ore.

Policia kishte lokalizuar shpejtesine e nje Mercedesi prone e 54 vjecarit ne nje rruge ne jug te Anglise.  Vendimi i gjykates do te shpallet me 4 shtator.

Top Channel