Trezege mbetet tek Juventus

03/08/2009 15:30

Pas humbjes se trofeut miqesor te “Peace Cup” ne Sevilja te Spanjes kunder Aston Villa, Juventus mund te ngushellohet me nje lajm te mire, njeri prej benjamineve te skuadres bardhezi, David Trezege perkunder zerave te perfolur deri me tani nuk do te largohet nga Torino.

“Eshte 100 % e sigurt qe deri ne fund te sezonit qe do te nise  do te jem pjese e Juventusit. Pas thuajse 10 vitesh nuk me duket e drejte te largohem pikerisht tani dhe falenderoj te gjithe ata qe me ndihmuan te marr kete vendim”, u shpreh Trezege.

Pas nje sezoni me shume probleme dhe pak aktivizime si titullar, sulmuesi me i mire i huaj i te gjitha koherave i Juventus me 161 gola te shenuar kishte kerkuar largimin nga klubi per t’u aktivizuar tek ekipet qe do t’i ofronin nje vend si titullar.

Top Channel