PS: Kryeministri, pushtet me vota e para te vjedhura

03/08/2009 15:30

Duke marre shtysen nga deklarimet e fundit te pasurive te disa pushtetareve Partisa Socialiste ka denocuar kryeministrin, qe sipas saj po krijon pushtet me para dhe vota te vjedhura.

Deputeti socialist Taulant Balla tha se eshte e turpshme qe Berisha vazhdon te shtiret si varfanjak.

“Kryeministri deklaron se banon ne nje apartament te vjeter dhe qe mbahet vetem me rrogen e vet dhe te bashkeshortes, ne nje kohe kur te gjithe qytetaret e dine qe ai jeton ne nje apartament luksoz, ne nje pallat luksoz”, tha Balla.

Zoti Balla thote se kryeministri mundohet te mbaje pushtetin me para dhe vota te vjedhura.

“Ajo qe i karakterizon te gjithe keta hajdute, eshte fakti qe superpasurite jane te regjistruara ne emer te femijeve dhe bashkeshorteve. Keshtu kryeministri ka per bir ndermjetesuesin, apo siç thuhet ne gjuhen e perditshme, sekserin me te pasur ne Shqiperi. Ky ka deklaruar se shumat e medha qe ka ne llogarite e tij i ka fituar fale ndermjetesimeve. Ne vitin 2008, duke punuar si sekser, ai thote se ka fituar 82.882 euro”, u shpreh Balla.

PS sic tha deputeti Taulant Balla, se bashku me qytetaret do te synoje t’i shkurtoje ditet ketij pushteti ilegjitim sic e cilesoi ai, qe po pasurohet ne kurriz te varferise se shqiptareve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta