K. Ronaldo, 100 milione euro siguracion

03/08/2009 09:05

Minutat e fundit te miqesores Real Madrid-Juventus (e fituar 2-1 nga italianet): Grigera nderhyn keq ndaj Kristiano Ronaldos, gjuri i te cilit perkulet.

Dhimbja ishte e madhe, ndersa ne tribuna te gjithe kane perjetuar momente ankthi. Megjithate, lojtari qe kushtoi 94 milione euro ngrihet dhe perfundon ndeshjen.

Ata sekonda frike e binden Florentino Perezin qe te siguroje kembet e yllit portugez. Shifra e siguracionit shendetesor eshte me e larte se ajo qe spanjollet paguan per ta blere mesfushorin nga Mançester Junajtid: plot 100 milione euro ne rast se Ronaldo nuk luan, ose demtimi eshte shume i gjate.

Top Channel