F1, skuadrat: Jo teste ne piste per Shumin

03/08/2009 16:20

Michael Shumacher nuk do te kete mundesi per te testuar makinen F60, te pakten perpara Cmimit te Madh te Europes me 23 gusht ne Nurburgring.

Sipas rregullores se FIA-s Ferrari duhej te merrte miratimin unanim te te gjitha skuderive pjesemarrese ne F1 qe Shumi te mund te provonte makinen Ferrari F60 ne pisten e Nurburgringut.

Shpresat e skuderise italiane jane venitur pas pergjigjes negative te dhene nga Mclaren Mercedes te cilet refuzuan kerkesen e Ferrarit.

“Ne i urojme mireseardhjen Michael Schumacher por eshte rreptesisht e ndaluar te kryhen cfaredo lloj testesh ne nje piste gjate vijueshmerise se kampionatit. Ky eshte nje rregull i vendosur nga FIA dhe i pranuar nga te gjitha skuderite”, deklaroi Frank Williams.

E njejta kerkese eshte rrezuar nga skuadrat edhe per pilotin e Toro Roso, spanjollin Jaime Alguersuari i cili debutoi ne F1 ne Cmimin e Madh te Hungarise.

Top Channel