
Gjykata e Tiranes ka caktuar dje masen e sigurise “arrest me burg” per Shaban Allaraj te akuzuar per vepren penale te vrasjes. Gjate caktimit te mases se sigurise, i pandehuri nuk ka pranuar te jape deklarime para gjyqtarit te gatshem Artan Broci.
Ndersa mbrojtesi i tij kerkoi nje mase sigurie me te bute.
Nderkohe, prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjykates caktimin e mases se sigurise “arrest me burg”, pasi mbi 52-vjecarin ka prova bindese per ngjarjen e ndodhur kater dite me pare.
Po ashtu prokurori pretendoi se i pandehuri perbente rrezikshmeri shoqerore. Gjykata, pasi degjoi te dyja palet, vendosi te lere ne fuqi kerkesen e akuzes.
Ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri ka ndodhur ne Sauk te vjeter, ku viktima Ylli Tafani eshte qelluar me thike disa here ne trup.
Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria dyshohet se shkak i kesaj zenke ka qene rrahja e djalit te autorit nga ana e viktimes.
Mesohet se i biri i autorit i kishte vjedhur disa hekura viktimes.
Pas ketij veprimi, i mituri kishte shkuar serish tek vendi ku kreu vjedhjen, per t’i shitur hekurishtet.
I acaruar nga ky fakt, Tafani ka rrahur djalin e autorit Allaraj.
Veprimi i kryer ka sjelle edhe reagimin e prinderve.
Mesohet se 52-vjecari ka tentuar te sqarohet me Tafanin, por ky i fundit ka nxjerre nje thike qe mbante me vete dhe me pas e ka qelluar disa here, duke i shkaktuar vdekjen.
Top Channel