Ligji i ri “Antimafie”, sekuestro pronave te krimit

02/08/2009 13:20

Nis puna per perkthimin e ligjit anglez te sekuestrimeve, qe pritet te kaloje ne fillim te muajit shtator ne qeveri. Drejtoria e Kodifikimit ne Ministrine e Drejtesise ka filluar qe te adaptoje ligjin e ri, pas shfuqizimit te ligjit aktual te sekuestrimeve, i marre nga modeli italian “antimafie”.

Por ndryshimet radikale te Gjykates se Larte, sipas specialisteve, kane prishur thelbin e ligjit, ndersa efektet jane ndjere, duke mos arritur qe te sekuestrohen disa prona te vena ne rruge kriminale.

Ne te pakten dy raste, seksioni i sekuestrimeve ne Prokurorine e Krimeve te Renda nuk ka arritur te vere ne sekuestro disa prona te vena ne menyre kriminale.

Burime nga Ministria e Drejtesise thane per gazeten “Shqip” se ligji i ri do te jete shume shpejt gati dhe ne javet e para te muajit shtator pritet te kaloje ne qeveri.  

Efektet ne prokurori

Prej dy vitesh, sekuestrimet e Prokurorise se Krimeve te Renda kane “deshtuar” pas ndryshimit te ligjit nga Gjykata e Larte.

Ne fillim te muajit shtator, Gjykata Supreme percaktoi se sekuestrimi i pasurive te krimineleve duhet te realizohet pas arrestimit te tyre, pra pasurite qe jane vene pas sekuestrimit. Ndersa shpetojne te gjitha pasurite para arrestimit.

Ndryshimi u diskutua ne Prokurorine e Krimeve te Renda dhe mberriti ne “deren” e akuzes qendrore, ku levizjet “diplomatike” sollen reagimin e forte te qeverise shqiptare, duke premtuar se shume shpejt do te kete ndryshimet perkatese ne kete ligj.

Burime nga akuza qendrore thane se pershtatja e modelit anglez te sekuestrimeve duhet te monitorohet nga grupet e interesit, e cila eshte Prokuroria e Krimeve te Renda.

Pritet qe nje perfaqesi e akuzes qendrore dhe e Krimeve te Renda te marrin pjese ne adaptimin e ligjit te ri te sekuestrimeve. Nese realizohet ne kohe shume te shpejte, atehere prokuroria thote se menjehere do te ndihen efektet e para.

Por ligji i ri duket se do te kete nje problem. Juristet druhen se pas miratimit te ligjit, shume organizata kriminale mund te perjashtohen nga ky ligj, pasi ai nuk ka fuqi prapavepruese.

Edhe ne kete rast duhet te ndihet “dora” e qeverise per te percaktuar edhe kohen qe mund te veproje.  

Modeli anglez

Sipas informacioneve paraprake te marra nga akuza qendrore, ligji anglez i sekuestrimeve i jep shume fuqi prokurorise ne shkaterrimin e aseteve kriminale.

Nese me ligjin aktual duhej qe te vertetohej se prona e nje te arrestuari ishte ngritur me te ardhura kriminale, tashme konfiskimi i prones me ligjin e ri eshte shume i thjeshte.

Nese nje person qe denohet nga Gjykata e Krimeve te Renda nuk deklaron te ardhurat per ngritjen e prones, atehere kjo prone sekuestrohet.

Sipas akuzes qendrore, ligji anglez parashikon qe prona sekuestrohet, edhe nese nuk eshte vertetuar se eshte ngritur me te ardhura kriminale.

Mosjustifikimi i te ardhurave per ngritjen e saj mund te sjelle konfiskimin e menjehershem.

Top Channel