Dilemat e Euros

02/08/2009 15:30

Shpresat se euro do te dobesohej ne vere ndaj lekut si pasoje e ardhjes se emigranteve dhe kulmit te sezonit turistik duket se po shuhen.

Te dhenat tregojne se kete vit si asnjehere tjeter monedha europiane i rezistoi sezonit me te veshtire te saj, atij te veres, dhe shenon serish nivelet maksimale ndaj lekut.  

Aktualisht nje euro kembehet ne agjensite e kembimit valutor me 129.6 leke. Krahasuar me te njeten periudhe te viti te kaluar, nje euro kushton 8 leke me shume  ose 6.5 per qind me shtrenjte.

Kambistet thone se tregu valutor po shfaq nje tendence te paprovuar me pare, ate ku nga njera ane ka mungese te euros dhe nga ana tjeter edhe kerkesa per te eshte ne nivelet me te uleta.

Ekspertet e lidhin kete tkurrje te tregut valutor me renien e tregtise se Shqiperise me jashte, kryesisht Bashkimin Europian, e cila ka prekur te dy kahet si eksportet ashtu dhe importet.

Sipas te dhenave zyrtare, importet ne gjashtemujorin e pare te ketij viti ishin rreth 9 per qind me te uleta, ndersa eksportet rreth 16 per qind me pak.

Por pavaresisht ndikimeve, ne kete rast pozitiv te renies se tregise, kursi i kembimit euro-lek mund te kete te tjera zhvillime sidomos pas perfundimit te sezonit tursitk.

Kambistet presin qe  euro mund te filloje te rritet serish ndaj lekut, qe nga muaji shtator, kur edhe flukset e hyrjes se valutes fillojne te tkurren si pasoje e kthimit te emigranteve ne vendet ku jetojne, por edhe uljes se numrit te pushuesve.  

Top Channel