
Edhe pas masave shtrenguese qe marre policia pothuajse ne te gjithe vendin, aksidentet rrugore me pasoje vdekjen nuk po shmangen.
Nje femije 9-vjecar ka humbur jeten rreth ores 19 e 30 minuta te se shtunes ne aksin rrugor Fushe Kruje – Tirane.
Nje fugon pasagjeresh qe udheton me drejtim per ne kryeqytet e ka perplasur femijen ne toke, ne afersi te fshatit Larushk.
Policia e cila shkoi ne vendin e ngjarjes pasi ka kryer ekspertizen tha se fugoni i udhetareve i drejtuar nga shtetasi Julian Qarushi ishte me shpejtesi tej normave te lejuara.
Ky, sipas policise, ka qene edhe shkaku i aksidentit. 9-vjecari, Gani Katroshi qe humbi jeten, ishte kthyer nga Italia vetem pak dite me pare se bashku me prinderit per te kaluar pushimet tek te afermit e tij ne fshatin Larushk te Krujes.
Top Channel