Moussavi: Pas levizjes sone asnje vend i huaj
01/08/2009 18:15
Lideri i opozites iraniane, Mir Hossein Moussavi ka mohuar serish zerat e Teheranit zyrtar se mbrapa levizjeve te opozites fshihen fuqite perendimore.
“Pavaresisht akuzave te kundershtareve tane, kjo levizje nuk ka asnje lidhje me te huajt. Eshte nje levizje plotesisht e brendshme”, ka deklaruar kandidati i mundur ne zgjedhjet e 12 qershorit.
Reagimi i Moussavi-t erdhi pas deklarates se djeshme te ministrit te Jashtem iranian Manouchehr Mottaki, i cili denoncoi rolin e luajtur sipas tij nga fuqite perendimore ne trazirat qe pasuan pas zgjedhjeve presidenciale.
Top Channel