Cana zbulon arsyet per zgjedhjen e Sanderlendit

01/08/2009 08:35

Menjehere pasi ka nisur aventuren e tij te re te Sanderlendi, Lorik Cana kthehet te flase per prapaskenat e merkatos se kesaj vere, ku nje sere klubesh e kerkonin, por ai zgjodhi “Macet e Zeza” te Premier League”.

Dje ka vendosur te sqaroje edhe arsyet perse refuzoi emra te njohur te futbollit anglez e gjerman si Evertoni, Hamburgu dhe Verder Bremen.

Me nje anglishte te shkelqyer, 26-vjeçari eshte shprehur: “Kisha oferta nga Gjermania dhe isha ne bisedime, por kisha kontakte dhe me klube ne Angli, dhe une e dija se Premier League eshte kampionati me i mire ne bote. Evertoni me njeh shume mire. Ata jane interesuar per mua edhe ne vitet e kaluara dhe mund te kisha ardhur me pare ne Angli. Ishim ne tratativa, por Sanderlendi u fut ne mes, dhe une kisha nje parandjenje te mire, kur bisedova me trajnerin Stiv Brus.

Pasi me kishte bere te ditur se isha nje lojtar shume i domosdoshem per kete klub, Sanderlendi kerkonte nje pergjigje te shpejte. Duke pare objektivat dhe mbeshtetjen, vura re se Sanderlendi ishte nje skuader ambicioze, prandaj vendosa ta pranoj kete sfide”.

Fansat mund te ndjekin ne “Youtube” nderhyrjet “mizore” te Canes, por ai nuk pelqen te etiketohet si lojtar i ashper. “Po, luaj fort dhe dyluftoj ashper, kjo eshte nje pjese e rendesishme e lojes sime, por une jam gjithashtu nje lojtar taktik dhe askush nuk mund te luaje ne Premier League pa keto veti”, tha ai.

“Disa nga lojtaret me te mire te botes luajne ne Angli, dhe une deshiroj te shikoj nivelin tim perballe tyre. Gjithe jeten time kam dashur te luaj ne Angli. eshte nje lige e njohur ne gjithe boten, me e famshmja dhe me popullorja. Nese do te jem i suksesshem ketu, do te jete edhe nje arritje e madhe. Sigurisht, une mendoj se mund t’ia dal. Ndryshe nuk do isha ketu”. Cana e ka filluar tashme stervitjen me Sanderlendin dhe do te jete i gatshem per ndeshjen e sotme ndaj Selltikut.  
 

Top Channel