Tabaku e Karina synojne medalje ne Suedi

31/07/2009 09:05

Pas medaljeve te fituara nga Briken Calja (bronz ne shkeputje) dhe Daniel Godelli (dy bronze ne shtytje dhe dygaresh), tashme eshte radha e dy peshengritesve te tjere shqiptare qe te synojne podiumin.

Behet fjale per Ervis Tabakun dhe Endri Karinan, te cilet do te hipin sot ne pedane ne konkurrimin per peshen 94 kg te Europianit per te Rinj qe po zhvillohet ne Landskrona te Suedise.

Sipas peshave te deklaruara perpara gares, Tabaku synon te ngreje ne total 360 kg: me kete peshe ne dygaresh, ai do te ishte fitues i medaljes se arte.

Ndersa 20-vjeçari Karina synon te ngreje minimalisht 355 kg dhe pritet te rivalizoje me rusin Gagolev per argjendin. Gjate dites se djeshme konkurroi vajza e vetme shqiptare pjesemarrese ne kete aktivitet.

Behet fjale per Sherjana Rusin ne 58 kg, qe u rendit e gjashta ne shkeputje, me 76 kg. Kjo ishte pesha e vetme qe 16-vjeçarja realizoi, pasi ai deshtoi ne dy provat e tjera ne shkeputje dhe ne tri provat ne shtytje, duke mos u klasifikuar ne renditjen finale te dygareshit.

Top Channel