
Shpeton mrekullisht nga mbytja nje vajze 3-vjeçare. E mitura me inicialet N.J. ka qene pjese e nje grupi plazhistesh nga fshati Xarre, 2 km larg Butrintit.
Ajo nuk u eshte ndare femijeve me te rritur me deshiren per t’u freskuar ne ujerat e kanalit te Vivarit ne Butrint.
Per nje moment vogelushja ka qene jashte vemendjes se prinderve te saj dhe ne momentin qe eshte perpjekur te luaje me ujin e kanalit, ka rreshqitur, duke rrezikuar mbytjen.
Njerez te tjere te rritur qe jane gjendur aty prane kur ka ndodhur ngjarja, i kane dhene gjithe ndihmen e nevojshme, duke e shpetuar vajzen nga mbytja e sigurt.
Duke qene ne gjendje te traumatizuar, vajza eshte transportuar per ne spitalin “Petro Nako” te Sarandes.
Burime spitalore bejne te ditur se vajza eshte rehabilituar plotesisht dhe eshte ne gjendje te mire shendetesore.
Top Channel